• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë vlerëson se deklaratat e Hamasit për armëpushim në Gazë nuk janë inkurajuese

Shtëpia e Bardhë vlerëson se deklaratat e Hamasit për armëpushim në Gazë nuk janë inkurajuese

Uashington, 10 prill 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot kumtoi se deklaratat e Hamasit në lidhje me propozimin për armëpushim në Gazë lidhur me lirimin e pengjeve "nuk janë shumë inkurajuese", megjithëse ndërmjetësit ende presin një përgjigje zyrtare nga lëvizja islamike palestineze. 

"E kemi parë Izraelin se si ka bërë disa hapa përpara për sa i përket asaj që ofron në tryezën e bisedimeve. Dhe, sigurisht, ne kemi parë deklarata publike nga Hamasi që nuk kanë qenë shumë inkurajuese", deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan.

Salivan shtoi se ka biseduar me kryeministrin e Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, i cili tha se nuk kishte marrë ende përgjigje nga Hamasi për marrëveshjen e propozuar.

Ai precizoi se propozimi është bërë gjatë një takimi maratonë të dielën në Kajro, ku morën pjesë përfaqësues të qeverisë izraelite dhe Hamasit përmes ndërmjetësve nga Egjipti, SHBA-ja dhe Katari.

"Ne jemi gati, unë mendoj se Izraeli është gati dhe unë mendoj se Hamasi duhet të vijë në tryezë dhe të jetë gjithashtu i gatshëm ta mbyllë atë," tha Salivan. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR