Shtëpia e Bardhë: Trampi shikon përpara në marrëveshjen tregtare me Kinën
- Presidentri amerikan Doanld Tramp beson se SHBA-ja ec përpara drejt marrëveshjeve tregtare me Kinën, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 08:23, 23 prill, 2025

Uashington, 23 mprill 2025 (MIA) - Presidentri amerikan Doanld Tramp beson se SHBA-ja ec përpara drejt marrëveshjeve tregtare me Kinën, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë, transmeton DPA.
"E pyeta çresidentin për këtë para se të dalim këtu. Edhe ai deshi që të ndajë me ju se punojmë shumë mirë në lidhje me marrëveshjen potenciale tregtare me Kinën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit në konferencën për shtyp.
Levit shtoi se administrata e vendos bazën për marrëveshje me Kinën dhe theksoi se administrata e Trampit, gjithashtu ka marrë 18 propozime tregtare nga mbarë bota.
Levit nuk pranoi të thoshte nëse Tramp kishte folur së fundmi me presidentin kinez Si Xhinping, raportoi agjencia gjermane.
Trump shprehu optimizëm javën e kaluar, duke thënë se ishte i bindur se do të arrinte një "marrëveshje shumë të mirë" me Kinën dhe duke i përshkruar komunikimet e mëparshme me Pekinin si "shumë të mira".
Ministri amerikanni Financave, Skot Besant, propozoi gjithashtu ulje të tensioneve në mosmarrëveshjen me Kinën, duke u thënë investitorëve në një takim me dyer të mbyllura se nivelet aktuale të tarifave ishin të paqëndrueshme, raportoi CNBC mbrëmë, duke cituar një pjesëmarrës në takim.
Më herët këtë muaj, Tramp e përshkallëzoi konfliktin tregtar duke vendosur tarifa të reja për disa vende, por më vonë deklaroi një pauzë në zbatim për 90 ditët e ardhshme. Megjithatë, ai mbajti tarifa të posaçme deri në 145 për qind për mallrat kineze, ndaj të cilave Pekini iu përgjigj me tarifa deri në 125 për qind për produktet amerikane, kujton DPA. mb/
Foto: MIA