• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: G7 arriti shumë përparim të mirë për shfrytëzimin e mjeteve ruse për Ukrainën, shpresojmë se liderët do të lidhin marrëveshjen

Shtëpia e Bardhë: G7 arriti shumë përparim të mirë për shfrytëzimin e mjeteve ruse për Ukrainën, shpresojmë se liderët do të lidhin marrëveshjen

Uashington, 13 qershor 2024 (MIA) - G7 arriti përparim "shumë të mirë" në shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për Ukrainën dhe liderët shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje sot në Samitin në Itali, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

"Marrëveshja pritet kur liderët, duke përfshirë dhe presidentin amerikan, Xho Bajden, do të ulen të diskutojnë me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski", deklaroi këshilltari për siguri nacionale, Xhejk Salivan.

"Është arritur përparim shumë i mirë në diskutimet mes delegacioneve të G7 këtu për të arritur një marrëveshje. Ne shpresojmë që deri në kohën kur udhëheqësit të takohen sot, do të kemi një vizion të përbashkët", u tha Sullivan gazetarëve, të cilët udhëtojnë me Bajdenin.

Marrëveshja pritet të përfshijë hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin, të siguruar nga fitimet e ardhshme nga interesi i 300 miliardë eurove, nga mjetet e Bankës qendrore ruse, të ngrira pas pushtimit në shkurt të vitit 2022.

"Presidenca italiane (me Grupin Shtatë kombe më të pasura) ka bërë një punë shumë të mirë për të grumbulluar të gjithë në tryezë", shtoi Salivan. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR