• e mërkurë, 03 korrik 2024

Shqiptohen 336 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 336 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Siç njofton MPB-ja në këtë aksion janë sanksionuar 336 shoferë, prej tyre gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Është konstatuar edhe se 179 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 157 shoferë jashtë vendeve të banimit.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesen e MPB-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR