• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqiptohen 311 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 311 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve, të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Siç informojnë sot nga MPB-ja,  prej tyre gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 194 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 117 shoferë jashtë vendeve të banimi.

MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR