Shqiptohen 254 kundërvajtje trafiku në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
- Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
- Post By Besnik Shuki
- 11:22, 8 dhjetor, 2023
Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Siç kumtoi MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 254 kundërvajtje, prej të cilave pesëdhjetë e tri sanksione për gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, nëntë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, kartër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëzet sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë...
MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/
Foto: MIA arkiv