• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptohen 207 sanksione për vozitje të shpejtë

Shqiptohen 207 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 207 shoferë.

Prej tyre, siç kumtoi sot MPB-ja, shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 70 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vendeve të banimit kurse 113 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR