• e premte, 14 qershor 2024

Shqiptohen 197 kundërvajtje trafiku në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 197 kundërvajtje trafiku në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç'rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 197 kundërvajtje, prej të cilave nëntëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe pesë sanksione për ngasjen e automjetit në gjendje të dehur, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksoher në kumtesën e MPB-së. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR