• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të japin provimin e gjuhës shqipe gjatë marrjes së shtetësisë

Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të japin provimin e gjuhës shqipe gjatë marrjes së shtetësisë

Tiranë, 8 qershor 2024 (MIA) - Shqiptarët nga Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi më nuk e kanë obligim provimin e gjuhës shqipe gjatë procedurës për të marrë shtetësinë shqiptare. 

Ndryshimet ligjore të botuara në gazetën zyrtare hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji.

Me ndryshimet, shtetësia me procedurë të veçantë jepet edhe për të huaj, më të rinjë se 18-vjeç, të cilët nuk jetojnë në Shqipëri, por vendi ka interes për ta në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit, por me pëlqimin e e dy proindërve ose kujdestarit ligjor.

Thuhet se vitin e kaluar, 347 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare, ndërsa vetëm për muajt e parë të këtij viti, 159 persona. Kërkesat më të larta për t’u pajisur me pasaportë shqiptare thuhet se vijnë nga shqiptarët e Kosovës, si dhe shtetasit turq. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR