• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëria do ta ndërtojë aeroportin e katërt në Gjirokastër

Shqipëria do ta ndërtojë aeroportin e katërt në Gjirokastër

Tiranë, 10 janar 2024 (MIA) -  Qeveria shqiptare  paralajmëroi se gjatë këtij viti do të shpallë tender për ndërtimin e një aeroporti në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, publikuan mediat shqiptare.

Ky do të jetë aeroporti i katërt në Shqipëri, pas aerportit ndërkombëtar "Nëna Terezë" në Rinas, afër Tiranës, aeroporti në Kukës (veriu i Shqipërisë) dhe aeroporti në qytetin bregdetar Vlorë, i cili duhet të bëhet funksional në vitin 2025.

Vendimi i Qeverisë shqiptare për aeroportin në Gjirokastër vjen pas interesimit të investitorëve për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë, gjithashtu në jug të Shqiupërisë, ku ishte planifikuar fillimisht.

"Aeroporti jugor është i destinuar të jetë në Gjirokastër dhe do ta jetë në shërbim të gjithë rajonit (jugor) duke përfshirë Sarandën dhe Ksamilin", tha zëvendëskryeministrja dhe ministre për Infrastrukturë dhe Energjetikë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Gjirokastra, e njohur si "Qyteti i gurtë", është e përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s nga viti 2005.

Banorët lokalë në Gjirokastër kanë shprehur kënaqësi nga lajmi për aeroportin, sepse pushteti lokal dhe Forumi për zhvillim të aeroportit në qytet me vite bën presion që të marrin leje për aeroport atje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR