• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit në Kodin penal bien në kurriz të buxhetit, por avokatët do të duhen të paraqesin kostot reale, thonë nga Gjykata penale

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit në Kodin penal bien në kurriz të buxhetit, por avokatët do të duhen të paraqesin kostot reale, thonë nga Gjykata penale

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Shpenzimet për mbrojtjën e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit të Kodit Penal bien në kurriz të buxhetit të shtetit. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve me vendim të Gjykatës do duhen tu kthehen palëve. Që shpenzimet të jenë të pranuara, avokatët duhen të dërgojnë kërkesë para gjykatës, të paraqesin shpenzimet reale, ndërsa deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim të tillë, informuan në brifingun e sotëm në Gjykatën Themelore -Shkup.

Shuma e cila duhet të ju paguhet avokatëve, përcaktohet në bazë të kërkesës që i parashtrohet gjyqtarit, pra trupit gjykues që ka trajtuar lëndën, janë ofruar prova për pagesën nga pala që pastaj gjykata t'i këthej ato mjete. N

"Gjykata penale në këtë rastë kërkon prova se këto shpenzime janë paguar më herë. Dëshmi është kuponi fiskal, certifikatë nga DAP ose certifikatë nga llogaria bankare, ku mundet të shohim hyrjen dhe daljen e mjeteve, që të mund si shpenzime reale t'i paguajmë, Derisa nuk na jepen për mbikëqyrje, do të thotë se ka ndonjë problem. Dhe më pas këto shpenzime ju kthehen palëve", sqarojnë nga Gjykata penale.

Përveç shpenzimeve të avokatëve, gjykata duhet t'i kthej edhe shpenzimet e bëra për ekspertizë, ndërsa të akuzuarit në këto raste do të mund të kërkojnë kompensim nga shteti për kohën e kaluar në paraburgim.

Nga Gjykata Themelore Penale Shkup theksojnë se e gjithë kjo vetëm e rëndon më tej punën e gjykatës.

"Zgjidhim shumë gjëra që në parim nuk duhet të jenë as tonat. Ne duhet të vendosim për fajësinë, nuk duhet të vendosim për shpenzimet, por edhe kjo na e rëndon punën", thonë nga Gjykata Themelore Penale. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR