Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore
- Sot është shpallur konkursi për furnizim me grurë merkantil për rezervat shtetërore nga prodhimi i vitit 2025, nga prodhues të regjistruar të produkteve bujqësore. Kjo paraqet një moment historik për bujqësinë maqedonase, pasi për herë të parë në shtet do të blihet grurë vendor për nevojat e rezervave shtetërore, gjë që përbën një mbështetje të rëndësishme për bujqit tanë. Do të blihen 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). E konfirmojmë prioritetin tonë strategjik – mbrojtjen dhe përkrahjen e prodhimit bujqësor vendor!
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:53, 16 gusht, 2025
Shkup, 16 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore.
Siç informon Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.
"Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore - 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë", thekson ministri.
Foto: MIA