Shpallet fletëarrest qendror për katër persona lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan, deri në këtë moment kanë ndërruar jetë 59 persona, 155 janë të lënduar
- – Është shpallur fletëarrest qendror për katër persona, lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan, i cili shpërtheu mbrëmë, ndërsa në të cilin, sipas informacioneve të cilat i disponojnë kompetentët deri në orën 11:30 kanë ndërruar jetë 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, ndërsa prej tyre 31 janë nga Koçani, katër janë nga Shtipi.
- Post By Fitore Curri
- 13:02, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Është shpallur fletëarrest qendror për katër persona, lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan, i cili shpërtheu mbrëmë, ndërsa në të cilin, sipas informacioneve të cilat i disponojnë kompetentët deri në orën 11:30 kanë ndërruar jetë 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, ndërsa prej tyre 31 janë nga Koçani, katër janë nga Shtipi.
Siç deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sipas të dhënave deri në orën 12 në zjarr janë lënduar 155 persona, të cilët janë hospitalizuar në spitalet në shtet.
“Nga ana e MPB-së në koordinim me prokurorinë publike veprohet në këtë moment edhe në Ministrinë e Ekonomisë, prej ku sigurohet dokumentacion për diskotekën, si dhe persona që kanë lidhje me të njëjtën”, deklaroi Toshkovski.
Ministri theksoi se në këtë moment nuk mund të tregojë më shumë lidhur me katër personat, për të cilët është shpallur fletëarrest. fc/
Fotografia: Printskin