Shpëtohen 18 emigrantë në afërsi të ishullit grek Samos, po kërkohen katër të tjerë
- - Po vijon aksioni i shpëtimit i Rojës bregdetare të Greqisë për gjetjen e katër personave të zhdukur në pjesën detare në afërsi të ishullit grek Samos, përderisa janë shpëtuar 18 emigrantë, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
- Post By Fitore Curri
- 09:35, 23 shkurt, 2023

Athinë, 23 shkurt 2023 (MIA) - Po vijon aksioni i shpëtimit i Rojës bregdetare të Greqisë për gjetjen e katër personave të zhdukur në pjesën detare në afërsi të ishullit grek Samos, përderisa janë shpëtuar 18 emigrantë, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Sipas informacioneve të njëjta, emigrantët kanë kërkuar ndihmë përmes numrit evropian për raste emergjente 112, pasi varka me të cilin lundronin u gjet në pozitë të vështirë. fc/