Erdogani u takua me një delegacion të Hamasit në Stamboll
- – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë u takua me një delegacion të grupit palestinez Hamas në pallatin Dollmabahçe në Stamboll, njoftoi Anadollia.
- Post By Fitore Curri
- 13:30, 5 prill, 2026
Stamboll, 5 prill 2026 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë u takua me një delegacion të grupit palestinez Hamas në pallatin Dollmabahçe në Stamboll, njoftoi Anadollia.
Takimi u përqendrua në situatën momentale në Gazë, deklaroi shefi i drejtorisë për komunikime i presidencës turke, Burhanetin Duran, në deklaratë në platformën për media sociale En Soushëll.
Nuk ishin dhënë detaje shtesë për bisedimet. fc/
Foto: EPA