• e hënë, 01 korrik 2024

Shpërthime në Kiev

Shpërthime në Kiev

 Kiev, 25 mars 2024 (MIA) - Disa shpërthime të forta kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:30 sipas kohës lokale, në Kiev, raportojnë disa media vendase dhe të huaja.

 Një rrjetet sociale është shfaqur një video ku dëgjohen sirena dhe shpërthime derisa fëmijët nga shkolla vrapojnë për në strehimore.

 Shpërthimet kanë ndodhur kur janë dëgjuar sirenat të cilat paralajmërojnë për rrezik nga ajri, ndërsa pas tyre është vërejtur tym në bregun lindor të lumit Dniepar në Kiev.

 Menjëherë pas kësaj, administrata ushtarake e Kievit bëri të ditur se mbetjet nga një raketë ruse ranë në lagjen Peçersk të qytetit, duke dëmtuar një ndërtesë banimi.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR