Shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një ndërtesë në zonën Monteverde në Romë
- Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një ndërtesë në rrugën "Vitelia" në zonën Monteverde të Romës, raportojnë mediat italiane.
- Post By Melahat Baftija
- 12:01, 23 mars, 2025

Romë, 23 mars 2025 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një ndërtesë në rrugën "Vitelia" në zonën Monteverde të Romës, raportojnë mediat italiane.
Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 09:00. Sipas dëshmitarëve okularë, pak para shembjes, u dëgjua një gjëmim i fortë "si bombë" dhe një erë e fortë gazi u përhap në të gjithë zonën.
Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, policia dhe zjarrfikësit. Ata nxorrën një grua nga rrënojat. Supozohet se nuk ka të tjerë të bllokuar.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e cila dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit. E gjithë zona është e rrethuar nga policia. mb/
Foto: MIA