Ukraina pas bisedimeve ruso-amerikane: Thirrje për të mbrojtur portet dhe infrastrukturën civile
- Delegacionin e Ukrainës në negociatat e sotme me delegacionin e SHBA-së në Riad, e udhëheq zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Pavlo Palica, kumtoi këshilltari i shefit kabineti presidencial, Sergij Leshçenko, në deklaratë për televizionin kombëtar.
- Post By Fami Bajrami
- 15:32, 25 mars, 2025

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) - Delegacionin e Ukrainës në negociatat e sotme me delegacionin e SHBA-së në Riad, e udhëheq zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Pavlo Palica, kumtoi këshilltari i shefit kabineti presidencial, Sergij Leshçenko, në deklaratë për televizionin kombëtar.
"Sot kemi një delegacion të kryesuar nga zëvendësii i Andrij Jermakut, komandanti legjendar i Brigadës 93-të 'Holodni Jar', ndërsa më herët komandant i brigadës së 5-të, Pavlo Palica. Ai qëndroi në Riad edhe një ditë për të zhvilluar një takim shtesë me amerikanët, pas takimit të tyre me armiqtë tanë", deklaroi Leshçenko.
Ai theksoi se temat që rusët diskutuan me amerikanët do të kërkojnë reagim adekuat nga delegacioni ukrainas.
Leshçenko theksoi se në Arabinë Saudite po shqyrtohen çështjet që lidhen me lundrimin detar dhe sigurinë e infrastrukturës civile.
"Dita e parë e bisedimeve u përqëndrua në sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe infrastrukturën. Bëhet fjalë për portet tona, duke përfshirë dhe Hersonin, i cili nuk u përmend më parë në negociata, por kërkon mbrojtje, si dhe portin Nikolaev në Detin e Zi, tre portet e mëdha në Odesa, si dhe portet më të vogla. E gjithë kjo është e rëndësishme për ndalimin e shkatërrimit të infrastrukturës civile dhe garantimin e sigurisë ushqimore", tha Leshçenko.
Ai shtoi se gjatë negociatave janë përmendur edhe objekte të tjera infrastrukturore. Sipas tij, çdo takim fillon dhe përfundon me çështjen e kthimit të fëmijëve ukrainas nga Rusia.
Rusia dëshiron të përfshijë KB-në në procesin e negociatave për armëpushim, sepse Moska ka ndikim ndaj organizatës, shtoi Leshçenko.
Dy delegacionet dje përfunduan bisedimet njëditore, të cilat u përqëndruan në armëpushimin e propozuar në det midis Moskës dhe Kievit, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit për të hapur rrugën për negociata më të gjëra paqësore. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s