• e diel, 29 shtator 2024

Shoqatat e gazetarëve: JO për fushata qeveritare në media dhe keqpërdorim i flamurit të BE-së në Kuvend

Shoqatat e gazetarëve: JO për fushata qeveritare në media dhe keqpërdorim i flamurit të BE-së në Kuvend

Shkup, 4 nëntor 2023 

Ne, shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i mediave kundërshtojmë kategorikisht përpjekjet e fundit për të rikthyer reklamat shtetërore në media. Qëndrimi ynë vjen nga vlerësimi i ekspertëve se ndryshimet e propozuara do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për pluralizmin mediatik, pavarësinë e mediave dhe lirinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në Maqedoni.

Besojmë që ky vendim më tej do të forcojë kulturën korruptive dhe klienteliste në sistemin mediatik dhe si i tillë do të dëmtojë interesin publik dhe qeverisjen e mirë.

Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin për mënyrën se si është keqpërdorur procedura parlamentare për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele (LSHMAA) me procedurë të shkurtuar. Përdorimi i instrumentit “flamuri europian” vlerësojmë se në këtë rast nuk është i lejueshëm, sepse ndryshimet e propozuara nuk kanë asnjë lidhje me reformat e nevojshme që duhet të çojnë në harmonizimin e ligjeve për mediat në vend me rregulloret e Bashkimit Evropian.

Më konkretisht mendojmë se vendimi për të debatuar rreth këtyre ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtër është një procedurë jo standarde e cila ka për qëllim të përmbush kërkesat e një grupi të ngushtë të interesave, ndërkohë që nuk merren parasysh vërejtjet dhe kërkesat e profesionistëve të gazetarisë, organizatave ndërkombëtare, si dhe p.sh. edhe ekspertëve të pavarur nga BE-ja të angazhuar në procesin e reformave në media.

Kjo nuk është rregullore që duhet të miratohet me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar, ndërsa dispozitat të cilat janë propozuar në të nuk kanë të bëjnë me dokumentet që janë bashkangjitur në sqarimin e dorëzuar deri në Kuvend. Përkundrazi, ndryshimet e propozuara janë në kundërshtim me shumë rekomandime dhe dokumente të Këshillit të Evropës, me Rregulloren e propozuar të Komisionit Evropian për lirinë e medias, me rregullat e BE-së për ndihmë shtetërore dhe një sërë dokumentesh të tjera. Prandaj, është i habitshëm shpjegimi i ministrit Azir Aliu i cili vërteton se ndryshimet e propozuara janë në përputhje me ligjin dhe standardet e BE-së.

Paralajmërojmë se futja e reklamave qeveritare në mediat private në Maqedoni do të thotë kthim në praktikat klienteliste dhe korruptive të së kaluarës, me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme për pavarësinë e mediave dhe më gjerë për lirinë e shprehjes.

Me sistemin e propozuar të shpërndarjes së parave publike vendoset korrupsioni sistematik në sektorin e mediave private dhe në vend të lajmeve cilësore dhe prodhimit të ri të përmbajtjeve vendore, qytetarët (për paratë e tyre) do të përfitojnë reklama të institucioneve shtetërore.

Për kthimin e këtyre politikave të gabuara në sekotrin mediatik, të cilat më herët ishin kritikuar ashpër nga partitë të cilat aktualisht janë në qeveri, kanë paralajmëruar edhe një grup i shoqatave dhe organizatave mediatike ndërkombëtare kohë më parë në Raportin e Misionit për vlerësimin e situatës me lirinë e mediave në vendit, duke theksuar se: fushatat reklamuese qeveritare mbartin me vete rreziqe të mëdha për cenimin e pavarësisë redaktuese". Në këtë raport, si dhe në rekomandimet e ekspertëve të BE-së, theksohet se mbështetja financiare më e përshtatshme për mediat në kontekst mediatik kombëtare është krijimi i një Fondi për pluralizmin në media, për të cilin ekzistojnë disa modele të suksesshme në Evropë.

Edhe një herë, si shumë herë tjera në 15 vitet e fundit, theksojmë se është zgjedhur e vetmja mënyrë joefektive dhe e papranueshme për përmirësimin e situatës në sferën mediatike dhe theksojmë se për të përmirësuar situatën në media është e nevojshme  që nëpërmjet debatit gjihtpërfshirës të gjendet mënyrë për të ndihmuar mediat i drejtuar vetëm nëpërmjet mbështetjes së prodhimit të programeve dhe pozitës socio-ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM)

 Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM)

 Instituti Maqedonas për Media (MIM)

 Instituti për Hulumtime të Zhvillimit Social (RESIS)

 Instituti për Studime të Komunikimit (ICS)

Qendra për Zhvillimin e Medias (QZHM)

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR