• e shtunë, 29 qershor 2024

Sholc për vizitë në Kinë

Sholc për vizitë në Kinë

Berlin, 13 prill 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc sot udhëtoi për vizitë treditore në Kinë. Krahas Pekinin, Sholc do t'i vizitojë edhe qytetet Çongking dhe Shangai.

Sholc, gjatë vizitës në Kinë, do të takohet me presidentin, Si Xhinping.

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, prej këtu Sholc do të shoqërohet nga rreth dhjetë menaxherë të kompanive udhëheqëse gjermane. Në delegacionin gjerman janë edhe ministri i Bujqësisë, Xhem Ozdemir, ministri i Transportit, Folker Vising dhe ministrja e Mjedisit Jetësor, Shtefi Lemke.

Ky është udhëtimi i dytë i Sholcit në Kinë, prej se e ka ndërmarrë funksionin nga fundi i vitit 2021. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR