• e martë, 26 nëntor 2024

Sholc e paralajmëroi Izraelin që të mos zgjerojë ofensivën e tij në Rafah

Sholc e paralajmëroi Izraelin që të mos zgjerojë ofensivën e tij në Rafah

Berlin, 12 maj 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc e paralajmëroi Izraelin që të mos zgjerojë operacionin e tij ushtarak në Rripin e Gazës me ofensivë kundër qytetit Rafah në jug të vendit, njoftoi DPA.

"Ne besojmë se një ofensivë kundër Rafah, do të ishte e papërgjegjshme, tha Sholc dje, duke folur në një ngjarje në ueb-transmetimi të grupit të gazetave RND në Potsdam.

“Ne po paralajmërojmë për këtë dhe nuk besojmë se ka ndonjë plan që përfundimisht do të lejojë që kjo të ndodhë pa viktima të mëdha nga ana e popullatës civile, tha kancelari.

Sholc gjithashtu theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe të luftojë kundër grupit islamik palestinez Hamas.

Megjithatë, ai shtoi se ndihma humanitare duhet të arrijë edhe në Gazë dhe të ketë perspektivën e një bashkëjetese paqësore bazuar në një zgjidhje me dy shtete. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR