• e premte, 20 dhjetor 2024

Sholc: Është e mundur që para Krishtlindjeve të votohet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë

Sholc: Është e mundur që para Krishtlindjeve të votohet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë

Berlin, 11 nëntor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se ka mundësi që para Krishtlindjeve të përballet me mocionin e votëbesimit të qeverisë së Bundestagut.

"Për mua nuk ka asnjë problem të shpall votëbesim para Krishtlindjeve, nëse të gjithë dakordohen", theksoi Sholc.

Ai fillimisht paralajmëroi votim në janar, por kjo ka ngjallur debat të ashpër veçanërisht nga partia konservatore e Unionit Kristian-demokrat (CDU) e cila kërkon votëbesim më të shpejtë ndaj qeverisë. rq/

Foto: EPA

 



QËNDRONI TË LIDHUR