SHBA paralajmëroi sanksione kundër personave juridik, anijeve dhe individëve të përfshirë në transportin e naftës iraniane
- SHBA paralajmëroi sanksione kundër personave juridik, anijeve dhe individëve të përfshirë në transportin e naftës iraniane ose ndihmës për financimin e huthëve në Jemen, të mbështetur nga Irani, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:00, 20 dhjetor, 2024
Uashington, 20 dhjetor 2024 (MIA) - SHBA paralajmëroi sanksione kundër personave juridik, anijeve dhe individëve të përfshirë në transportin e naftës iraniane ose ndihmës për financimin e huthëve në Jemen, të mbështetur nga Irani, raportoi DPA.
Qëllimi i sanksioneve është ta parandalojnë Iranin t'i financojë "aktivitetet e tyre malinje", tha sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.
Departamenti i shtetit vendosi sanksione për katër subjekte që transportonin naftë dhe identifikuan gjashtë anije si pronësi e tyre.
"Derisa Irani i rikahëzon të ardhurat e tij energjetike për t'i financuar sulmet ndaj aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së, ta mbështesë terrorizmin përreth botës dhe të vazhdojë me aksionet destabilizuese, ne do të vazhdojmë t'i shfrytëzojmë të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion për t'i bërë thirrje regjimit në përgjegjësi", tha Blinken.
Ministria e Financave, gjithashtu, sanksionoi katër subjekte dhe identifikoi tre anije në lidhje me sektorin e naftës ose petrokimisë së Iranit.
Sanksionet janë vendosur edhe për 12 individë dhe persona juridik - duke e përfshirë edhe shefin e bankës qendrore të Jemenit në Sanë - për të cilët SHBA thotë se kanë lidhje me huthët, për shkak të përzierjes së tyre në tregtinë me armë, pastrim parash dhe transport të naftës ilegale iraniane. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s