• e martë, 05 nëntor 2024

Shmihal: Kundërofensiva e forcave të armatosura të Ukrainës mund të fillojë në verë

Shmihal: Kundërofensiva e forcave të armatosura të Ukrainës mund të fillojë në verë

Kiev, 12 prill 2023 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmihal deklaroi se kundërofensiva ukrainase mund të fillojë në verë dhe se Kievi nuk ndjen presion nga "miqtë dhe partnerët" perëndimorë.

“Nuk ndjejmë presion nga miqtë dhe partnerët tanë lidhur me fillimin e ofensivës. Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë shumë mirë e dinë se që të niset një kundërofensivë, duhet të jetë 100 për qind ose edhe më shumë gati për të”, tha Shmihal në një intervistë për gazetën “Hill”. 

 Ai deklaroi "se kundërofensiva mund të fillojë tashmë gjatë verës".

Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës (NSDC) Aleksej Danilov, në një intervistë për televizionin gjerman ARD, deklaroi se Kievi "në minutën e fundit" do të vendosë të fillojë një kundërofensivë. 

Në fillim të prillit, sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinkeni, nuk përjashtoi që në javët e ardhshme të fillojë një kundërofensivë të ushtarëve ukrainas. 

 Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Aleksej Reznikovi theksoi se pas ngrohjes mund të pritet një kundërofensivë dhe se Kievi planifikon të kryejë disa sulme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi deklaroi se ushtria ruse po i ndjek me kujdes paralajmërimet e Uashingtonit për një kundërofensivë të pashmangshme të armatës ukrainase dhe i merr parasysh gjatë planifikimit të një "operacioni special ushtarak në Ukrainë". ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR