• e premte, 26 korrik 2024

Shkupi shënon 61-vjetorin e tërmetit katastrofik

Shkupi shënon 61-vjetorin e tërmetit katastrofik

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në Shkup sot me ekspozitë dhe projeksione filmike do të shënohet 61-vjetori i tërmetit katastrofik i cili ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën  20:30 do të hapet ekspozita "Institucionet kulturore në Shkup pas tërmetit në vitin 1963". Autore e ekspozitës është Zoja Bogdanovska, këshilltare kuratore historiane në Muze.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit, ku ka shprehur keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë. Ky qytet romak u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kala të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 - 11 ballë. Tërmeti katastrofik e shkatërroi plotësisht Skupin. Gjatë tërmetit, në tokë u krijuan shumë çarje. Masa të mëdha shkëmbi ranë nga kodrat përreth. Shkupi më pas u ndërtua në vendin aktual.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë. 

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 61 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës Merkalli ose gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin "Maqedonia". fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR