Shkupi me triumf ndaj Sileksit do të shpërthejë në krye të LPFM-së
- Me katër ndeshje, me fillim nga ora 14:00 do të kompletohet sot pasdite xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).
- Post By Sara Ademi
- 14:14, 26 shkurt, 2023

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Me katër ndeshje, me fillim nga ora 14:00 do të kompletohet sot pasdite xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).
Kampioni i titullit Shkupi është mysafir te Sileksi në Kratovë dhe me një triumf të mundshëm do ta shtyjë Strugën nga kreu i tabelës, e cila dje në ndeshjen hapëse luajti pa gola në terrenin vendor ndaj Maqedonia Gjorçe Petrov.
Shkupi është nikoqir i Tikveshit, Rabotniçkit pret Bregallnicën, ndërsa Pobeda është mysafire e Shkëndisë në Tetovë.
Struga kryeson tabelën me 39 pikë, dy më shumë se Shkupi në vendin e dytë. sa/