• e diel, 22 mars 2026

Autostradat e korrdoreve ndërtohet me dinakmilë gtë parashikuar, nuk ka shpenzime shtesë për ndërtimin, thotë zëvendëskryeministri Nikolloski

Autostradat e korrdoreve ndërtohet me dinakmilë gtë parashikuar, nuk ka shpenzime shtesë për ndërtimin, thotë zëvendëskryeministri Nikolloski

Shkup, 21 mars 2026 (MIA) - Kontraktori "Behket dhe Enka" vazhdon të punojë në ndërtimin e autostradave sipas dinamikës së parashikuar dhe të gjitha shpenzimet nga shteti për momentin janë paguar, theksoi në emisionin"Stadion" në Kanal 77, zëvendëskryeministri dhe minnistër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Sipas tij, rritja e çmimit të karburanteve në këtë moment nuk do të shkaktojë shpenzime shtesë.

"Nuk ka kontratë të madhe në ndërtim ku nuk ka të ashtuquajturin përshtatje rrëshqitëse të çmimeve, ku vendosen disa parametra kyç. Sigurisht, kjo mund të jetë negative, për shembull, në projektet që po ndërtojnë "Behtel and Enka" dhe "Sinohidro", vitin e kaluar patëm ulje çmimesh. Bitumi është një nga përbërësit kryesorë për prodhimin e asfaltit dhe ka edhe shumë transport gjatë ndërtimit të projekteve të mëdha infrastrukturore. Për momentin, është e qëndrueshme, nëse kjo përfundon në 2-3 muajt e ardhshëm, nuk do të kemi problem, nëse vazhdon, sigurisht që do të ulemi dhe do të bisedojmë", tha Nikolloski. 

Në pyetjen çka ka ndryshuar në raport me marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" në periudhën kur VMRO-DPMNE ishte opozitë dhe tani që është në pushtet, Nikolloski u përgjigj drejtpëdrejt se tani po punohet, për dallim nga ajo që LSDM-ja dhe BDI-ja ishin në pushtet, nuk kishte filluar asnjë segmnent.

Ministri theksoi gjithashtu se të gjitha shpenzimet e shtetit ndaj konsorciumit për momentin janë të paguara dhe se për këtë ekziston konfirmimi edhe nga vetë kompania. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR