• e premte, 20 mars 2026

Kejn për ndeshjen kundër Realit të Madridit në çerekfinale të Ligës së kampionëve: Bajerni nuk frikohet nga askush

Kejn për ndeshjen kundër Realit të Madridit në çerekfinale të Ligës së kampionëve: Bajerni nuk frikohet nga askush

Mynih, 19 mars 2026 (MIA) - Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Hari Kejn i ndau pritjet e tij për ndeshjen çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër Realit të Madridit.

Në 1/8 e finales, bavarezët e kanë fituar Atalantën me rezultat të përgjithshëm 10:2. Sulmuesi anglez është shpallur lojtar i ndeshjes kthyese kundër ekipit italian (4:1), e cila dje u luajt në "Aleanc Arena" në Mynih.

"Kundërshtari i ardhshëm është shumë i vështirë. Kur luani kundër Realit të Madridit në Ligën e kampionëve, çdoherë prisni ndeshje të vështirë. Do të jemi të gatshëm. Nuk frikohemi nga askush. E dimë se do të jetë vështirë. Duhet të vazhdojmë me punën e mirë falë besimit që e kemi fituar nga ndeshja kundër Atalantës dhe gjatë tërë sezonit", deklaroi Kejn për ueb faqen e Bajernit.

Dyshet tjera në çerekfinale janë:

PSZH - Liverpull
Barcelona - Atletiko Madrid
Arsenal - Sporting

Ndeshjet në këtë fazë do të luhen më 7/8 prill dhe 14/15 prill. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR