• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkupi kryeqyteti më i lirë për "shtegtarët digjital" në Evropë

Shkupi kryeqyteti më i lirë për

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Shkupi është kryeqyteti më i lirë evropian për "shtegtarët digjital" sipas "Norton Fajnans". Kryeqyteti i Maqedonisë është përshkruar si destinacion turistik që vlen të vizitohet para se gjithash për shkak të lokalitetit të tij arkeologjik dhe ushqimit në rrugë.

Pandemia ka pasur një ndikim të përhershëm në mënyrën se si njerëzit punojnë dhe udhëtojnë, gjë që është më e dukshme në atë se sa punë bëhet sot në internet nga shtëpia, kështu që mundësia për ta bërë atë nga vendet e huaja është bërë një mënyrë jetese për shumë njerëz. Jeta e shtegtarëve digjitalë varet kryesisht nga sektori në të cilin ata punojnë, paga dhe fleksibiliteti i vendit të punës dhe nëse dhe sa i lejon ai për udhëtime.

Lista e vendeve që ofrojën viza për qëndrim po rritet, por secila prej tyre ka kërkesa të ndryshme. Duke i analizuar kushtet e ndryshme, kompania kreditore "Norton fajnans" nga Britania e Madhe zbatoi hulumtime për kryeqytetet më të lira evropiane për jetën e "shtegtarëve digjitalë".

Transporti publik, gjithashtu, është një nga arsyet pse Shkupi është aq i përshtatshëm për jetë të rehatshme, sepse bileta mujore për transport në qytet, për shembull, është tetë herë më lirë se ai në Londër.

Në vendin numër 2 është Sarajeva, kryeqyteti i Bosnja e Hercegovinës, ndërsa i treti Kishinjev në Moldavi. Vijojnë Sofja në Bullgari, Bukureshti në Rumani, Beogradi në Serbi, Budapesti në Hungari, Varshava në Poloni, Uillnius në Lituani dhe Riga në Letoni. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR