• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkrimtarët Shkëlzen Halimi dhe Tomisllav Osmanli në takimin ballkanik të shkrimtarëve në Selanik

Shkrimtarët Shkëlzen Halimi dhe Tomisllav Osmanli në takimin ballkanik të shkrimtarëve në Selanik

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Shkrimtarët Shkëlzen Halimi dhe Tomisllav Osmanli nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në Tubimin e dytë me radhë letrar ballkanik, që do të mbahet sot dhe nesër në Selanik.

Takimi i dytë me radhë i shrimtarëve dhe përkthyesve letrarë nga Ballkani, do të ndodh si pretekst të Panairit të 20-të të librit në Selanik. Tubimi letrar është në organizim të Qytetit Selanik, Fondacionit grek për kulturë dhe Shoqatës së shkrimtarëve nga Selaniku.

Në takimin e dytë me radhë ndërballkanik të autorëve letrarë, siç tha Osmanli, pritet këmbimi pasur i mendimeve për vlerat e përbashkëta kulturore dhe të tjera, për përvojat dhe propozimet për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përforcimi i përkthimeve të ndërsjella letrare, në atë mënyrë edhe për ndërtimin e urave për bashkëpunim në hapësirën kulturore ballkanike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR