• e martë, 26 nëntor 2024

Shkatërrohet një grup kriminal i cili kishte bërë përpjekje të transportonte tre tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë

Shkatërrohet një grup kriminal i cili kishte bërë përpjekje të transportonte tre tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë

Madrid, 7 shkurt 2024 (MIA) - Policia në Ekuador dhe Spanjë ka arrestuar 30 persona të dyshuar se i takojnë organizatës kriminale e cila kishte bërë përpjekje që në rrugë detare të transportonte 3,2 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë.

"Njëkohësisht ishin kontrolluar 21 hapësira në Spanjë dhe 56 në Ekuador", njoftoi dje policia spanjolle. 

Grupi transportonte kokainë nga Kolumbia, ku ishte prodhuar, deri në portin në Ekuadorin fqinj. Prej aty me anije ishte transportuar në portet spanjolle në Malagë, Valensi dhe Barcelonë. Droga ishte fshehur në kontejnerë me banane.

"Ajo organizatë është përgjegjëse për përpjekjen për import të të paktën 3,2 tonë kokainë në Evropë", njoftoi policia. 

Shefi i organizatës ishte shtetasi shqiptar Dritan Gjika, i lidhur me biznesmenin nga Ekuadori Ruben Sheres, i cili ishte vrarë në mars, njoftuan mediat spanjolle, duke iu referuar një burimi anonim nga policia e Ekuadorit. 

Organizata kryesisht operonte nga qyteti spanjoll Mallagë dhe qyteti Gvajakill i Ekuadorit. Transportonte banane nga Ekuadori në Shqipëri, Belgjikë, Holandë dhe Turqi. Policia e Ekuadorit vlerëson se ka bashkëpunuar me një grup kriminal në Shqipëri i cili organizonte shpërndarje të mëtutjeshme të drogës në Evropë.

Në mesin e të arrestuarve ka shtetas të Kolumbisë, Argjentinës, Kinës, Spanjës, Ekuadorit dhe Shqipërisë. Policia u ka konfirkuar 400 mijë euro para të gatshme, automobila luksozë dhe orë dhe ka bllokuar pasuri të patundshme në Spanjë që kushton 13 milionë euro, thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR