Shkarkohen Avokatit të Shtetit në rajonin e Shkupit dhe Strugës
- Me propozim të Avokatit të Shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për shkarkimin e Avokatit të Shtetit në rajonin e Strugës dhe atë të Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të funksionit, kumtuan nga Minsitrai e Drejtësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:59, 9 janar, 2024

Shkup, 9 janar 2023 (MIA) - Me propozim të Avokatit të Shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për shkarkimin e Avokatit të Shtetit në rajonin e Strugës dhe atë të Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të funksionit, kumtuan nga Minsitrai e Drejtësisë.
"Qeveria e RMV-së vendosi të shkarkojë Mirko Veljanoskin nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strugës, për shkak të punës joprofesionale dhe të pakujdesshme të Avokatit të Shtetit, dhe Jane Jankullovskin nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të funksionit Avokat i Shtetit", q[ndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Foto: Arkivi i MIA-s