• e shtunë, 12 korrik 2025

Shkëndija kundër TNS-së së Uellsit në fillim e kualifikimeve të LK-së

Shkëndija kundër TNS-së së Uellsit në fillim e kualifikimeve të LK-së

Nion, 17 qershor 2025 (MIA) - Kampioni i Maqedonisë në futboll, Shkëndija do të përballet me ekipin TNS të Uellsit në raundin e parë kualifikues të Ligës së kampionëve (LK), është bërë e ditur nga shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nion.

Ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligës së kampionëve 2025/26 janë paraparë më 8 dhe 9 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese më 15 dhe 16 korrik.

Shkëndija do ta presë TNS-në në ndeshjen e parë, përpara ndeshjes kthyese në Maqedoni një javë më vonë.

Për Shkëndinë dhe TNS ky do të jetë takimi i dytë, pasi në vitin 2018 skuadra nga Maqedonia e eliminoi kundërshtarin nga Uellsi në raundin hapës të kualifikimeve të Ligës së kampionëve.

Shkëndija fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 5-0, ndërsa në Uells humbi 4-0.

FOTO: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR