• e premte, 22 nëntor 2024

SHGM: Dënim për sulmin ndaj ekipit të TV24 në ditën e parë të fushatës politike

SHGM: Dënim për sulmin ndaj ekipit të TV24 në ditën e parë të fushatës politike

Shkup, 5 prill 2024

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon qëndrimin agresiv dhe kërcënimet verbale ndaj gazetares Elizabeta Damjanovska dhe kolegut të saj kameraman nga TV 24, që ndodhën gjatë tubimit të djeshëm të partisë VMRO DPMNE para Qeverisë nga një person i panjohur. Kërkojmë nga partia politike VMRO DPMNE, si dhe nga pjesëmarrësit e tjerë në fushatën zgjedhore, të dënojnë sulmin ndaj kolegëve të TV 24 dhe incidente të tilla të mos përsëriten.

Sipas deklaratës së kolegëve nga TV 24, gjatë tubimit të parë partiak të partisë opozitare VMRO DPMNE, mbrëmë para Qeverisë në Shkup, ka ndodhur një incident i pakëndshëm nga një person agresiv, i cili ka rrezikuar sigurinë e koleges Damjanovska dhe kameramanit të TV 24. Personi fillimisht filloi të ofendojë dhe nënçmojë grupin televiziv duke përdorur fjalë nënçmuese dhe sharje në përgjithësi për të gjithë gazetarët, e më pas kjo ka përshkallëzuar me kërcënime ndaj tyre, duke shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë.

SHGM rikujton se gazetarët kanë cilësi zyrtare dhe se sulmi ndaj gazetarit apo punonjësit të medias gjatë kryerjes së detyrave profesionale është vepër penale e dënueshme me burg.

Përveç kësaj, theksojmë se fjalimi agresiv dhe gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve mund të shkaktojnë akte urrejtjeje, të cilat mund të rrezikojnë më tej sigurinë e gazetarëve, e me këtë edhe të drejtën për informim të qytetarëve dhe për të marrë informacion për proceset e rëndësishme shoqërore.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.


Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR