• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shfaqja "Zonja Bovari" më 18 dhe 21 nëntor në Shkup

Shfaqja

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA)- Shfaqja e dyfishtë e spektaklit të baletit "Zonja Bovari" do të mbahet më 18 dhe 21 nëntor, duke filluar nga ora 20 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. Baleti i vendosur në dy akte dhe i frymëzuar nga romani i G. Flober, përshkruan luftën e brendshme të një gruaje midis dëshirës për pasion dhe liri dhe kufizimeve të normave shoqërore - një temë që mbetet aktuale edhe sot.

Dirigjenti i shfaqjes është Eduard Ambarcumjan nga Armenia, ndërsa koreografia është nënshkruar nga Viktor Ishçuk nga Ukraina i cili me shprehje të saktë dhe delikate bashkëkohore, kap frymën e shekullit të 19-të dhe kompleksitetin emocional të personazhit kryesor. Sfondi muzikor është i përbërë nga vepra të Kamij Sen-Sans, Moris Ravel, Zhil Masne, Feliks Mendelson dhe Georg Fridrih Hendl, me skenografi dhe kostumografi nga Andrej Zlobin dhe Gana Ipatieva (Ukrainë). Dizajni i ndriçimit është nga Milço Aleksandrov, koncert mjeshtri është Kliment Todoroski, pianisti është Andreja Naunov dhe menaxheri i projektit është Kiro Pavlov.

Roli kryesor i Ema Bovarit do të interpretohet nga prima balerina Maria Kiçevska Shokarovska në rolin e Sharl Bovari, Françisko Himenez Ruiz dhe Balazh Loçei si Rudolf Bulanzhe së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.

“Madam Bovari” paraqet psikologjinë komplekse të personazhit kryesor përmes baletit, muzikës dhe artit skenik. Me partitura muzikore të zgjedhura me kujdes dhe koreografi dinamike, prodhimi kap luftën e Ema Bovari midis dëshirave personale dhe kufizimeve shoqërore. Çdo skenë është projektuar me kujdes për të nxjerrë në pah thellësinë emocionale, shkëlqimin vizual dhe një interpretim bashkëkohor të historisë klasike, duke krijuar një përvojë skenike të paharrueshme.

QËNDRONI TË LIDHUR