• e enjte, 27 qershor 2024

Sheshko për disa ditë do të vendos për ardhmërinë e tij, Arsenali, Mançester Junajted dhe Çellsi në pritje

Sheshko për disa ditë do të vendos për ardhmërinë e tij, Arsenali, Mançester Junajted dhe Çellsi në pritje

Londër, 5 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi slloven Benjamin Sheshko do të ketë disa ditë në dispozicion për të marrë vendimin përfundimtar për ardhmërinë e tij, informoi gazetari, mirë i informuar për transfere, Fabricio Romano.

Shumë mediume në ditët e fundit publikuan se Mançester Junajted, Arsenal dhe Çellsi kanë interes serioz për lojtarin dhe tashmë kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e tij, të cilëve ua kanë prezantuar projektet e tyre.

Sheshko ka marrë ofertë të volitshme nga Arabia Saudite me pagë impresive prej 30 milionë euro në vit. Sulmuesi ka pasur sezon të mirë me ekipin e tij RB Lajpcig, ku në 42 ndeshje ka shënuar 18 gola.

Ekipi gjerman, po ashtu, dëshiron ta mbajë lojtarin dhe tashmë ka dërguar ofertë për kontratë të re. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR