• e martë, 19 nëntor 2024

Sherr me thika e nxënësve në Tiranë, një adoleshent ka vdekur, dy janë lënduar, ndërsa një është arrestuar nga policia

Sherr me thika e nxënësve në Tiranë, një adoleshent ka vdekur, dy janë lënduar, ndërsa një është arrestuar nga policia

Tiranë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Incident i rëndë pasdite ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, ku një djalosh 14-vjeçar ka vdekur nga therrja me thikë, pas një zënke, ku janë lënduar dy, ndërsa një tjetër është arrestuar nga policia.

“Sot rreth orës 13:10, në rrugën 'Qema Stafa', rreth 200-300 metra larg shkollës 'Fan Noli' janë konfliktuar tre shtetas të moshës 14 vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia. 

Siç informon Top Çanel, 14-vjeçari, i cili ishte në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR