• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i SHM-së në një konferencë të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shefi i SHM-së në një konferencë të Komitetit Ushtarak të NATO-s

 Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë.

 Gjenerali Lafçiski, nesër për herë të parë pas emërimit në detyrën e re, do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s, në formatin e shefave të shtatmadhorive, ku është paraparë fjalim i tij në një pjesë të sesioneve.

 Autoriteti më i lartë ushtarak i Aleancës së NATO-s, Komiteti Ushtarak në formatin e shefave të shtatmadhorive mblidhet dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit në vendet anëtare aleate.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR