• e premte, 05 korrik 2024

Shefi i SHM të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski në konferencën "Forumi B-9" në Durrës

Shefi i SHM të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski në konferencën

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili prej dje ndodhet për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, sot do të marrë pjesë në konferencën e shefave të Shtatmadhorive të Armatave të vendeve ballkanike (forumi B-9), që do të mbahet në Durrës.

Siç kumtuan nga Shtatmadhoria, forumi i shefave të shtatmadhorive të vendeve ballkanike ka nëntë anëtare (Shqipëria, BeH, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi). Është themeluar me nismë të Greqisë dhe Turqisë në vitin 2006, ndërsa zyrtarisht është vendosur më 10 maj të vitit 2007 në Bruksel.

Konferenca e shefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike realizohet njëherë në vit sipas parimit të rotacionit, ndërsa deri më tani janë mbajtur 16 konferenca. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR