• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefi i NATO-s thotë se Evropa dhe Trampi janë të bashkuar në përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Shefi i NATO-s thotë se Evropa dhe Trampi janë të bashkuar në përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Bruksel, 13 gusht 2025 (MIA) – Evropa dhe SHBA-ja janë “të bashkuara në përpjekjet për dhënien fund të kësaj lufte të tmerrshme” në Ukrainë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pas bisedës së “shkëlqyer” me presidentin amerikan Donald Tramp dhe liderëve evropianë. 

“E vlerësoj lidershipin e Trampit dhe koordinimin e ngushtë me aleatët. Topi tani është në oborrin e Putinit”, publikoi Rute në X, para takimit të Trampit në Alaskë të premten me presidentin rus Vladimir Putin. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR