Shefi i CIA-s: Perëndimi nuk duhet të ketë frikë nga kërcënimet bërthamore ruse
- Drejtori i Agjencisë qendrore amerikane të inteligjencës (CIA), Uiliam Bërns deklaroi se Perëndimi nuk duhet të ketë frikë nga kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore dhe paralajmëroi propozime të reja për armëpushim në Rripin e Gazës në ditët në vijim.
Londër, 8 shtator 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë qendrore amerikane të inteligjencës (CIA), Uiliam Bërns deklaroi se Perëndimi nuk duhet të ketë frikë nga kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore dhe paralajmëroi propozime të reja për armëpushim në Rripin e Gazës në ditët në vijim.
Bërns, në ngjarje në Londër të organizuar nga Financial Times, theksoi se rreziku nga përshkallëzimi nuk duhet të nënvlerësohet, por edhe se nuk ka arsye për t'u frikësuar.
"Putini është i dhunshëm dhe vazhdon të kërcënohet. SHBA-ja do të vazhdojë ta japë mbështetjen e saj për Ukrainën", deklaroi Bërns.
Ai tha se SHBA-ja i ka injoruar kërcënimet ruse për keqpërdorim të bombave bërthamore në vjeshtë të vitit 2022, kur forcat ruse ishin të detyrzara ta braktisin Herson, por shumë shpejt pastaj u formua linja e fronitit, shkruan sot Gardian.
Ai tha se atëherë presidenti amerikan Xho Bajden e ka dërguar që të dërgojë paralajmërim të drejtpëdrejtë për pasojat nga ky përshkallëzim të Sergej Narishkin, shef i shërbimit rus të inteligjencës, në takimin në Turqi në nëntor të vitit 2022.
Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka dashur të lejojë përdorim të predhave "Storm Shadow" dhe raketa tjera me rreze të mëdha veprimi, siç janë prodhimi amerikan Atacms edhe krahas kërkesave të vazhdueshme të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. mb/
Foto: printskrin