• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja i vendosi në listën e zezë Katica Janevën dhe Stevço Jakimovskin

SHBA-ja i vendosi në listën e zezë Katica Janevën dhe Stevço Jakimovskin

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Për shkak të përzierjes në korrupsion të konsiderueshëm Departamenti amerikan i Shtteit sot emëroi disa funksionarë nga Ballkani Perëndimor në "listën e zezë", mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katia Janeva dhe kryetarin aktual të komunës së Karposhti dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski.

Krahas Janevës dhe Jakimovskit, Departamenti i Shtetit i cakton edhe anëtarët e familjes së tyre më të ngushtë - dy djemtë e moshës madhore të Jakimovskit, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, dhe bashkëshortin dhe djalin e rritur të Janevës, Venci Janev dhe Llazar Janev. Këto veprime i bëjnë Janevën, Jakimovskin dhe anëtarët e familjeve të tyre më të ngushta në përgjithësi të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Veprimet e tyre, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit, e minojnë sundimin e së drejtës dhe besimin e opinionit në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre.

Поранешната специјална обвинителка Катица Јанева денеска направила инцидент во Државниот завод за ревизија додека ревизорите и ги презентирале наодите од ревизијата за финансиското работење н

Në cilësinë e saj zyrtare të kryeprokurores speciale në Maqedoni të Veriut, Janeva ishte e përzier në veprime korruptuese, përfshirë edhe shfrytëzim të ndikimeve të veta politike dhe fuqisë zyrtare për dobi personale.

Për Jakimovskin, thuhet se në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedoni e Veriut, ai ishte i përfshirë në veprime korruptuese, përfshiurë edhe përdorimin e pozitës së vet zyrtare për përezierje në zhvillimin urban dhe proceset e furnizimeve për të pasur dobi për vete dhe bashkëpunëtorët e tij.

Кандидатот за градоначалник на ГРОМ за Карпош, Стевчо Јакимовски најави бесплатен превоз на граѓаните од населените места Трнодол, Жданец и Средно Нерези до булеварот „Партизански одреди“.

Këto emërime, theksojnë nga Departamenti i Shtetit, e konfirmojnë përkushtimin e SHBA-së për mbështetje të sundimit të së drejtës dhe prëforcimin e institucioneve demorkatike në tërë Ballkanin.

"Sektori do të vazhdojë t'i shfrytëzojë të gjitha autorizimet e kapshme për promovim të përgjegjësisë për aktorët e korruptuar në rajon dhe në nivel global", theksojnë nga Departamenti i Shtetit.

Këto shenja janë bërë sipass Pjesës 7031(v) të Ligjit për rezervine të mjeteve të Departamentit të Shtetit, operacione të huaja dhe programe të ngjashme, viti 2023, siç është transmetuar me Ligjin për rezervime të vazhdueshme.

Departamenti amerikan i Shtetit, së bashku me Janevën dhe Jakimovskin e kumtoi edhe emërimin publik edhe të ish-kryetarit të komunës së Kaçanikut, Kosovë, Xhabir Zharku.

Në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit, paraprakisht u ndodhën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Koço Angjushev, Rmaiz Merko, Orce kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR