• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja e përshëndeti tërheqjen e pjesshme të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

SHBA-ja e përshëndeti tërheqjen e pjesshme të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja e përshëndeti deklaratën e komandantit të ushtrisë së Serbisë se një pjesë e ushtrisë është tërhequr nga kufiri me Kosovën. 

Këtë mbrëmë në brifing me gazetarët e tha Methju Miler, zëdhënës i Departamentit të shtetit, i cili theksoi se Uashingtoni edhe më tutje është i brengosur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

"Ende nuk kemi bërë verifikim të pavarur të këtyre raporteve dhe shpresoj në konfirmimin e tyre. Por nëse kjo është e vërtetë, ne e përshëndesim këtë hap për të cilin kemi bërë thirrje javën e kaluar", deklaroi Miler.

Milan Mojsiloviq, kryeshef i Shtatmadhorisë së armatës serbe, paraprakisht për gazetarët në Beograd tha se numri i ushtrisë i sistemuar  përgjatë kufirit është ulur prej 8.350 në 4.500 ushtarë.

Miler deklaroi se përveç bisedës telefonike Blinken-Vuçiq të premten, SHBA-ja më vonë pati biseda me persona zyrtarë serb nga rangu më i ulët, pa dhënë detaje shtesë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR