• e mërkurë, 20 nëntor 2024

SHBA-ja e hodhi poshtë mundësinë që Gjykata penale ndërkombëtare ta hetojë Izraelin

SHBA-ja e hodhi poshtë mundësinë që Gjykata penale ndërkombëtare ta hetojë Izraelin

Uashington, 30 prill 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë dje kumtoi se është kundër hetimit të Gjykatës penale ndërkombëtare (MKC) për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer tha se Uashingtoni "nuk i mbështet" hetimet, duke theksuar se "nuk beson se ata kanë juridiksion".

Gazetarët e pyetën disa herë Zhan-Pjerin nëse lëshimi i mundshëm i urdhërit për arrestim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë mund t'i torpedoj bisedimet për armëpushim në Gazë. Por zëdhënësja refuzoi të komentojë më në detaje për këtë temë.

Mediat izraelite më parë raportuan se Netanjahu ka frikë se kryeprokurori i MKC-së, Karim Kan, këtë javë mund të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për të, ministrin e Mbrojtjes Joav Gallant dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi. 

Që nga viti 2021, gjykata në Hagë i heton forcat mbrojtëse të Izraelit dhe organizatën terroriste palestineze Hamas për krime të dyshuara në territoret palestineze - Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalim Lindor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR