• e premte, 20 dhjetor 2024

Ilir Meta mbetet në paraburgim, paralajmëroi ankesë në Gjykatën Supreme

Ilir Meta mbetet në paraburgim, paralajmëroi ankesë në Gjykatën Supreme

Tiranë, 19 nëntor 2024 (MIA) – Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, e hodhi poshtë kërkesën për masa më të lehta, me çka ish presidenti shqiptar dhe lider i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbetet në paraburgim. 

Gjykata gjithashtu e konfirmoi edhe masën “detyrim për paraqitje” për bashkëshorten e tij, me të cilën janë në proces divorci, dhe deputete, Monika Kryemadhi. 

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Meta ishte arrestuar më 21 tetor. Dy ditë më vonë i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, të cilën po e vuan në burgun “313” në Tiranë, i cili konsiderohet si burg me siguri të lartë. 

Meta ishte presidenti i Shqipërisë nga viti 2017 deri në vitin 2022, ndërsa e kryente edhe funksionin kryeministër, kryetar i parlamentit, ministër i punëve të jashtme. 

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë kryerjes së detyrës në të kaluarën ishin të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. 

Prokurorët e posaçëm thonë se hetimet kanë treguar se ata e kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre që të favorizojnë njerëz të tyre dhe nga ata kanë marrë mjete në të holla dhe pasuri të patundshme. 

Pas daljes nga gjykata, ku debati zgjati disa orë, Kryemadhi deklaroi se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të bazuara në falsifikime. 

Avokati i Metës, Genc Gjokutaj para gazetarëve deklaroi se tani do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme, ndërsa nëse ka nevojë edhe te gjykatat ndërkombëtare. fc/


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR