SHBA-ja e akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me sulmin terrorist në Moskë
- SHBA-ja e akuzoi Rusinë për dezinformata rreth sulmit terrorist në sallën e koncerteve "Krokus siti holl" javën e kaluar, ku u vranë 143 persona.

Uashington, 29 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja e akuzoi Rusinë për dezinformata rreth sulmit terrorist në sallën e koncerteve "Krokus siti holl" javën e kaluar, ku u vranë 143 persona.
Nga Departamenti i Shtetit deklaruan se Moska po e përdor këtë tragjedi për të justifikuar agresionin e saj kundër Ukrainës.
"Mendoj se qeveria ruse po bën propagandë dhe dezinformim. Mendoj se është mjaft e qartë se ata po përpiqen të përdorin këtë akt terrorist, këtë incident tragjik në të cilin, për fat të keq, vdiqën shtetas rusë për të justifikuar agresionin e tyre në Ukrainë", tha Miller.
Ai vuri në dukje se Moska "nuk u kushton rëndësi fakteve themelore, ata krijojnë fakte për të mbështetur atë që duan të bëjnë".
“Kjo është e njëjta sjellje që nga fillimi i luftës dhe për fat të keq ata po bëjnë të njëjtën gjë tani”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s