• e hënë, 01 korrik 2024

SHBA-ja do të sigurojë mjete ushtarake shtesë për Ukrainën në shumë prej dy miliardë dollarë, paralajmëron Blinken

SHBA-ja do të sigurojë mjete ushtarake shtesë për Ukrainën në shumë prej dy miliardë dollarë, paralajmëron Blinken

Kiev, 15 maj 2024 (MIA) - SHBA-ja do të ofrojë fonde shtesë ushtarake për Ukrainën në shumë prej dy miliardë dollarë, kumtoi sot Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, cituar nga agjencitë botërore.

Ai e ka kumtuar këtë në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme Dmitro Kuleba në Kiev.

"Pakoja e re e ndihmës ushtarake do të jetë e destinuar drejt investimit në bazë industriale të Ukrainës", tha Blinken.

Ai gjithashtu se SHBA urgjentisht do të dërgojë municion, automjete të blinduara, raketa dhe pajisje të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për të siguruar dërgimin e tyre të shpejtë në vijat e frontit, ndërsa forcat ukrainase përpiqen të zmbrapsin një ofensivë tokësore ruse në rajonin verilindor të Harkovit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR