• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja dhuron pothuajse 35 milionë euro në Kosovë për qëllime zhvillimore

SHBA-ja dhuron pothuajse 35 milionë euro në Kosovë për qëllime zhvillimore

Prishtinë, 15 shtator 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it në Prishtinë, Keri Monagan Hogler, nënshkruan sot në Prishtinë marrëveshje për grant për qëllime zhvillimore në vlerë prej 34.7 milionë dollarëve.

Në konferencën për shtyp pas nënshkrimit, Osmani tha se marrëveshja është “dëshmi e mbështetjes së qeverisë dhe popullit të SHBA-së” për Kosovën.

“Një nga qëllimet parësore të kësaj marrëveshjeje është ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët tanë”, tha Osmani dhe vlerësoi se marrëveshja “do të ndihmojë në uljen e vazhdueshme të korrupsionit”.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier tha se marrëveshja “afirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës”. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR