• e shtunë, 06 dhjetor 2025

SHBA i paralajmëroi qytetarët e vet në mbarë botën për kërcënim të shtuar për sigurinë e tyre

SHBA i paralajmëroi qytetarët e vet në mbarë botën për kërcënim të shtuar për sigurinë e tyre

Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit i paralajmëroi qytetarët amerikanë në mbarë botën që t'i rrisin masat e veta të sigurisë pas sulmit të paparë të Uashingtonin ndaj lokaliteteve strategjike bërthamore iraniane, kumtoi DPA.

Në ueb-faqen e Departamentit të Shtetit thuhet se ekziston kërcënim i rritur për qytetarët e vendit, si në territorin amerikan, ashtu edhe jashtë vendit.

"Si rezultat i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, ka ndryshime në orarin e komunikacionit ajror dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në Lindjen e Afërt", sqarohet në rekomandim.

"Ekziston mundësi për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave amerikane jashtë vendit. Departamenti i Shtetit i këshillon qytetarët amerikanë kudo që janë ta rrisin kujdesin e tyre", thuhet në paralajmërim.

Ministria e Punëve e sigurisë së brendshme, ndërkaq, e aktivizoi alarmin për "situatë të kërcënimit të rritur në Shtetet e Bashkuara".

Konflikti me Iranin e rritë rrezikun për sulme kibernetike proiraniane dhe akte të dhunës nga ana e ekstremistëve, pohon departamenti. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR