• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA duhet ta kontrollojë Grenlandën për shkak të sigurisë ndërkombëtare, thotë Trampi

SHBA duhet ta kontrollojë Grenlandën për shkak të sigurisë ndërkombëtare, thotë Trampi

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - SHBA duhet ta kontrollojë Grenlandën për të garantuar siguri ndërkombëtare, deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp. Tramp e tha këtë gjatë nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në Zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë në ditën e parë të mandatit të tij të dytë presidencial, raportojnë mediat amerikane.

Ai shprehu interes për aneksimin e Grenlandës, një territor autonom danez ndaj SHBA-së pasi u rizgjodh për president nëntorin e kaluar. Tramp nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që të heqë dorë nga Grenlanda.

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede i cili është mbështetës i pavarësisë së Grenlandës, tha se ishulli nuk është në shitje dhe se populli i tij do të vendos për të ardhmen e tij.

QËNDRONI TË LIDHUR